• No results found

Medverkan -Kvinnofrid i GGVV

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2022

Share "Medverkan -Kvinnofrid i GGVV"

Copied!
2
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

Medverkan – Ndihmë për persona që përjetojnë dhunë në marrëdhënie të ngushta.

Medverkan është një projekt i përbashkët i katër komunave: Gislaved, Gnosjö, Vaggeryd dhe Värnamo. Projekti është bërë për shkak se Qeveria suedeze ka marre një vendim i cili i obligon këto komuna që të marrin më shumë përgjegjësi rreth dhunës që ushtrohet kundër personave në marrëdhënie të ngushta. Ky projekt vlen edhe për fëmijët që jetojnë në familje që kanë raste të dhunës së tillë. Qëllimi i këtij projekti është që ky të jetë një shtesë/ndihmesë e punës se shërbimit social rreth ceshtjeve lidhur me dhunën kundër personave ne marrëdhënie të ngushta. Por po ashtu një shtesë/ndihmesë edhe për organizatat idealiste në rajonin e GGVV-së të cilat punojnë me këto probleme sociale.

Medverkan është një projekt që ju drejtohet pikë së pari vajzave dhe grave të cilat janë te rrezikuara nga llojet e ndryshme të dhunës sic është dhuna fizike, psigjike, seksuale, kërcënimi nga partneri i saj apo edhe nga dikush tjetër i njohur për viktimën.

Medverkan ofron:

• Sekret profesional

• Anonimitet sipas dëshirës

• Këshilla dhe mbështetje për vajza dhe gra qe përjetojnë dhunë

• Ndihmë për fëmijët që jetojnë në familje ku ka dhunë të tillë

• Lidhje në mes aktorëve që merren me këto ceshtje në shoqëri. Sipas nevojës ne bashkëpunojmë me polici, shërbimin social, vend strehimin e grave,

instancën për viktima të krimeve, shërbimin mjekësor dhe sistemin e drejtësisë.

Ne nuk bashkëpunojmë me dikë pa pëlqimin/lejen e klientit.

• Ndihmë për vajzat dhe gratë që përjetojnë dhunë lidhur me “nder” dhe

“dinjitet”.

• Ndihmë dhe mbështetje për persona homoseksualë që jetojnë në marrëdhënie të dhunshme dhe ofrojmë po ashtu ndihmë për burra që përjetojnë dhunë në marrëdhënie të ngushta.

• Informacion për zyrtar dhe aktor tjerë që punojnë dhe janë në kontakt me persona që përjetojnë dhunë në marrëdhënie të ngushta.

• Kontribut me qëllim t’i parandalojmë dhunën ne marrëdhënie te ngushta duke dhënë informata në instanca të ndryshme shtetërore (shkolla, shërbim mjekësor, shërbim social, shoqata të ndryshme etj.).

Medverkan

-Kvinnofrid i GGVV

Albanska

(2)

Takime me ne mund të mbani në katër komunat: Gislaved, Gnosjö, Vaggeryd dhe Värnamo.

Në projektin Medverkan punojmë:

Valentina Hasi Tfn: 0370-331262 Sara Sand Tfn: 0370-331262 E-mail: medverkan@gnosjo.se

Adresa: Hellmansgatan 3, 335 30 Gnosjö

Kërkoni ndihmë urgjentisht nëse ju ose dikush i afërm i juaj përjeton dhunë dhe i nevojitet ndihmë. Mund të jetë një person që frikohet për jetë të vet ose është i frikësuar për fëmijët e vet e që janë në një situatë të vështirë .

Përveç ndihmës qe mund të merrni në Medverkan, mund të drejtoheni edhe tek këto instanca:

Në raste urgjent telefono SOS alarm 122 Polici (raste që janë më pak urgjente) 114 14 Shërbimi social në Gislaved 0371-81120 Shërbimi social në Gnosjö 0370-33 13 70 Shërbimi social në Vaggeryd 0370-784 41 Shërbimi social në Värnamo 0370-37 74 10 Strehimi i grave MARIA në Gislaved 0371-809 86 Strehimi i grave në Värnamo 0370-475 25

Medverkan

-Kvinnofrid i GGVV

Albanska

References

Related documents

МЕДВЕРКАН направлен прежде всего на работу с девушками и женщинами, которые являются или могут стать жертвами

Ujeedada laga leeyahay mashruucan waa inuu kaamilo shaqada xafiiska arimaha bulshada ee amaanada dumarka iyo ururada ka dhisan gobalka GGVV ee la shaqeeya dumarka loo

Medverkan es en primer lugar para chicas y mujeres qué ya sufren por violencia o que estén en el riesgo de ser victimas de violencia o amenazadas por una persona familiar..

* Aynı zamanda, şiddet içeren bir ilişki içindeki homoseksüel kişilere de yardım ve destekle beraber, yakını olan bir kadın tarafından şiddete maruz kalan erkeklere de

“brottsofferjour“ (Hilfe für von Kriminalität betroffene Personen), der Krankenpflege und der Justiz. Die Zusammenarbeit geschieht nicht ohne Zustimmung der Frau. • Hilfe

Në Suedi, sot ka më shumë fëmijë të cilët rrinë ulur, pa lëvizur, gjatë pjesës së madhe të ditës – këtë dëshirojmë ta ndryshojmë.. Lëvizja e sportit bashkëpunon

Për shumë veta shoqata sportive është vendi ku i kanë shokët e vet, vendi për të cilën i mer malli pas shkollës apo punës dhe ku mund të marrin pjesë, ndikojnë

Nëse e merr me vete mjetin ndihmës pa kontaktuar dhënësin, je ti vet përgjegjës për t´ia kthyer mjetin ndihmës Këshillit të Qarkut në Blekinge.