• No results found

Parashkollorja është për fëmijën tënd

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2022

Share "Parashkollorja është për fëmijën tënd"

Copied!
7
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

Parashkollorja është për fëmijën tënd

NJË BROSHURË MBI PLANIN MËSIMOR PARASHKOLLOR

(2)

Ti je me rëndësi

Ti je më i afërmi i fëmijës tënd. Prandaj pikëpamjet e tua janë të rëndësishme për pa- rashkolloren. Nëse ti na thua se çka mendon atëherë është më lehtë për personelin që t’ia japë fëmijës tënd atë që i nevojitet. Nëse do të marrësh pjesë dhe të ndikosh në punën e parashkollores atëherë duhet të dish se si funksionon parashkollorja.

Drejt cakut të njëjtë

Qeveria ka caktuar një plan mësimor ku po ashtu shkruhet mbi themelin e vlerave të parashkollores dhe mbi caqet dhe detyrat e parashkollores. Duke e lexuar planin më- simor të parashkollores mundesh të kuptosh se çka mundesh të presësh dhe kërkosh nga parashkollorja.

Ka parashkollore komunale dhe parashkollore të pavarura. Për parashkolloret komunale përgjegjësinë e mban një këshill me përfaqësues politikë të zgjedhur. Për parashkolloret e pavarura përgjegjësinë e mbajnë kryesitë e tyre. Të gjitha parash- kolloret duhet t’i përmbahen planit mësimor.

Si rregull parashkollorja i përfshin fëmijët e moshës 1 deri më 6 vjeç. Të gjithë fëmijët e moshës 3-6 vjeç kanë të drejtë për parashkollore të papaguar, për 525 orë në vit.

(3)

» Në parashkollore fëmijët duhet të takojnë të rritur që i shikojnë mundësitë e çdo fëmije. «

NGA PLANI MËSIMOR PARASHKOLLOR (FÖRSKOLANS LÄROPLAN), LPFÖ 98 (REVIDUAR MË 2010)

Hap pas hapi në të mësuar për tërë jetën

Parashkollorja duhet të pushojë mbi themelet e demokracisë. Në shkallë të gjerë kjo ka të bëjë me atë që personeli duhet të krijojë një klimë të hapur dhe demokratike ku secili fëmijë duhet ta përjetojë vlerën e vet dhe vlerën e të tjerëve

Veprimtaria e parashkollores duhet të cilësohet nga një pedagogji ku përkujdesja, kuj- desi, edukimi dhe të mësuarit formojnë një tërësi të përbashkët. Kjo do të thotë që parashkollorja pikësëpari ekziston për hir të fëmijës tënd, edhepse ajo po ashtu duhet të të mundësojë ty të punosh ose të studijosh.

(4)

Në planin mësimor shkruan që loja është e rëndësishme për zhvillimin dhe të mësuarin e fëmijës. Personeli duhet t’i marrë parasysh pikëpamjet, interesat dhe përvojat e vetë fëmijës në planifikimin e punës së përditshme. Fëmijëve duhet të u jepet mundësia të provojnë të shprehen në mënyra të ndryshme, edhe vetë edhe së bashku me të tjerët, për shembull me këngë e muzikë, vizatime, vallëzime, dramë, me fjalë dhe me shkrim.

Fëmijëve duhet të u jepet mundësia ta zhvillojnë identitetin e vet kulturor. Zhvillimi gju- hësor i fëmijës është një fushë e rëndësishme në parashkollore. Parashkollorja duhet të kontribuojë që një fëmijë me gjuhë amtare të ndryshme nga suedishtja të ketë mundësi ta zhvillojë edhe gjuhën suedishte edhe gjuhën e vete amtare.

Parashkollorja duhet t’i kundërshtojë mostrat dhe rolet tradicionale gjinore. Të gjithë vajzave dhe djemve duhet të u jepet mundësia e njejtë e zhvillimit, pa kufizime.

(5)

» Parashkollorja duhet t’i frymëzojë fëmijët që ta

hulumtojnë botën përreth. «

NGA PLANI MËSIMOR PARASHKOLLOR (FÖRSKOLANS LÄROPLAN), LPFÖ 98 (REVIDUAR MË 2010)

Çdo parashkollore është e veçantë

Plani mësimor duhet të garantojë që të gjithë fëmijët të kenë një parashkollore njësoj të mirë, pa marrë parasysh se ku banojnë. Pasiqë të gjitha parashkolloret i përmbahen pla- nit të njëjtë mësimor ato i kanë edhe caqet e njëjta. Mënyra e punës mundet megjithatë të ndryshojë. Ajo që përshtatet në një parashkollore ndoshta nuk shkon në një tjetër.

Veprimtaria duhet të përshtatet sipas fëmijëve.

Komuna ose kryesia e parashkollores së pavarur e kanë përgjegjësinë e skajshme për parashkolloren. Nëse dalin probleme të cilat nuk munden të zgjidhen nga ti dhe personeli ose udhëheqësia e shkollës, atëherë mundesh të u drejtohesh atyre.

(6)

» Parashkollorja duhet të jetë dëfryese, e sigurt dhe

mësimplotë për të gjithë fëmijët që marrin pjesë. «

Bashkëpunim me shtëpinë

Në planin mësimor shkruan që puna e parashkollores duhet të zhvillohet në një bashkë- punim të afërt e besimplotë me shtëpinë. Prandaj është me rëndësi që ti të bisedosh me personelin nëse ke diçka që do të dish. Një rast i mirë për këtë janë marrja e lënia e fëmijës. Në këto raste personeli duhet të të tregojë ty se si ka kaluar fëmija gjatë ditës.

Ti mundesh po ashtu të tregosh nëse ka ndodhur diçka e veçantë për çka mundet të jetë mirë të njoftohet personeli.

Personeli duhet të përgatisë biseda vlerësim-zhvillimi (utvecklingssamtal) ku do të dis- kutoni mbi atë se si kalon dhe zhvillohet fëmija dhe si funksionon parashkollorja. Plani mësimor duhet të shërbejë si një mbështetje për bisedën.

(7)

Do ta lexosh tërë planin mësimor?

Plani mësimor gjendet në të gjitha parashkolloret. Plani mësimor mundet të porositet ose të merret nga sajti i Entit Arsimor (Skolverket) www.skolverket.se.

ISBN 978-91-87115-07-3 Grafisk form: AB Typoform Omslagsfoto: Maskot

Foto inlaga: s 2 NordicPhotos, s 3 Kzenon/Shutterstock,

s 4 Yulya Shilova/Shutterstock, s 5 Michael McLain, s 6 NordicPhotos Skolverket 2011

References

Related documents

Në Suedi, sot ka më shumë fëmijë të cilët rrinë ulur, pa lëvizur, gjatë pjesës së madhe të ditës – këtë dëshirojmë ta ndryshojmë.. Lëvizja e sportit bashkëpunon

Për shumë veta shoqata sportive është vendi ku i kanë shokët e vet, vendi për të cilën i mer malli pas shkollës apo punës dhe ku mund të marrin pjesë, ndikojnë

Nëse e merr me vete mjetin ndihmës pa kontaktuar dhënësin, je ti vet përgjegjës për t´ia kthyer mjetin ndihmës Këshillit të Qarkut në Blekinge.

aureus të zakonshëm dhe MRSA është që MRSA është rezistente ndaj disa lloj antibiotikësh, çka e bën që një infeksion eventual me MRSA mund të jetë më e vështirë të

Në shoqatën sportive të gjithë njerëzit bashkohen rreth një interesi të për- bashkët dhe dëshirës për të krijuar diçka të përbashkët. Përveç kësaj gjuha e

Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga personat (mes këtyre edhe fëmijët) me aftësi fizike, psiqike ose ndijimore të kufizuara, ose nga personat që nuk kanë pervojë ose dijeni për

[r]

“Gruaja tek Gruaja”, 4.Forumi Intelektual Mysliman Shqiptar, 5.Open Doors, 6.Qendra Agritra Vizion, 7.Instituti Shqiptar për Çështjet Publike, 8.Qendra për Progres Rinor,