• No results found

MRSA – një lloj i ri i baktereve multirezistente Patientinformation

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2022

Share "MRSA – një lloj i ri i baktereve multirezistente Patientinformation"

Copied!
2
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

Patientinformation

Kontakta oss

Telefon 0455-73 10 00

Sjukvårdsrådgivning på telefon 1177

www.ltblekinge.se 1177.se/blekinge landstinget.blekinge@ltblekinge.se

Albanska MRSA

MRSA – një lloj i ri i baktereve multirezistente

Kultivimi i një prove tënden, kemi gjetur baktere që janë rezistente ndaj disa preparateve të antibiotikut, të ashtuquajtur MRSA.

Ç´është MRSA?

MRSA domethënë multirezistente, meticillinresistenta Staphylococcus Aureus. Staphylococcus aureus (S. aureus) janë baktere që zakonisht janë në lëkurë dhe në mukozë tek një pjesë e madhe e popullsisë. Nga popullsia, të rriturit janë 80% periodikisht bartës të S. aureus dhe rreth 20%

janë bartës të përhershëm të baktereve në hundë. Është e zakonshme të jesh bartës i këtyre baktereve, pa qenë i sëmurë, por ndonjëherë mund të shkaktoj infeksione në plagë, lungë ose infeksione të tjera serioze. Ndërkaq, bakteres i ”pëlqen” në lëkurën e lënduar ose nëse ka material të huaj, si p.sh. një sondë të urinës.

Dallimi në mes S. aureus të zakonshëm dhe MRSA është që MRSA është rezistente ndaj disa lloj antibiotikësh, çka e bën që një infeksion eventual me MRSA mund të jetë më e vështirë të trajtohet. Nëse je bartës i MRSA-s, pa qenë i sëmurë, atëherë nuk duhet të trajtohesh.

Si infekton MRSA?

Një person i cili është bartës i MRSA-s, rrallëherë i infekton të tjerët. Nëse ke ndonjë plagë, ekzemë ose infeksion të lëkurës, atëherë rritet rreziku të infektosh të tjerët. Atëherë thuhet se ke faktor rreziku. Në faktorët e rrezikut llogariten edhe nëse ke sondë ose stomi. Në këto zona mblidhen shpesh shumë baktere.

Si stafylokoket e zakonshme dhe MRSA, mund të përhapen me rastin e mjekimit në spital, në banime të veçanta ose në institucionet e tjera mjekësore. Përhapja e infeksionit ndodhë edhe në shoqëri.

MRSA është shumë e zakonshme në mjekësinë e shumë vendeve të tjera. Prandaj rreziku i infektimit në rast kontakti me mjekësinë jashtë shtetit është më i madh.

Çka duhet të kesh parasysh si bartës i MRSA-s?

Ti duhet gjithmonë të jesh i kujdesshëm me higjienën e duarve.

Ki parasysh të përdorësh peshqir tëndin dhe artikujt tuaj të tualetit.

Nëse ti ke plagë ose ekzemë, ti duhet të shmangësh aktivitet fizik në mjediset e ushtrimit publik. . Nëse ke faktor rreziku (plagë, ekzemë, infeksion të lëkurës, sondë urine, stomi) ki parasysh që:

 Të bësh dush në vend që të lahesh në vaskë ose në pishinë

 T´i mbulosh plagët eventuale me fashë dhe të ndërrosh fashën nëse laget përtej saj.

 Nëse ti ke sondë, atëherë e bartë atë nën rroba

 Laj gjithmonë duart, pasi që ke qenë në kontakt me sondën ose plagën Nëse ke parasysh si më lartë, ti mund të shoqërohesh si zakonisht me njerëzit e tjerë.

(2)

Rregullat e kujdesit sipas ligjit mbi mbrojtjen ndaj infeksioneve

MRSA duhet detyrimisht të lajmërosh sipas Ligjit mbi mbrojtjen ndaj infeksioneve dhe ti je i detyruar të ndjekësh udhëzimet dhe rregullat e sjelljes që ke marrë nga mjeku yt,si dhe të shkosh në vizitë të caktuar, për të dhënë prova te mjeku për kontrollim.

Ti duhet të bashkëpunosh për gjurmimin e infeksionit dhe të tregosh për infeksionin tënd MRSA kur ti të mjekohesh, mjekim të dhëmbëve ose kujdes mjekësor të këmbëve.

Është e dëshiruar që të pritet me ndërhyrje si p.sh. ”piercing”, tatuazh, masazh e të ngjashme, deri sa të mos kesh ndonjë faktor rreziku.

A mund të zhduket MRSA?

Po. Nëse ti gjatë një viti ke marrë së paku tre kultivime me përgjigje negative dhe ti nuk ke ndonjë faktor rreziku, mjeku mund të shlyen nevojën e vazhdimit të kontrollimeve dhe të rregullave të ruajtjes. Se sa kohë merr kjo gjë, është shumë individuale.

Fëmijët në shkollë ose në parashkollë

Fëmijët mund të jenë në parashkollë dhe të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet, për derisa nuk kanë faktor rreziku. Nëse ekzistojnë faktorë rreziku, fëmija në përgjithësi duhet të rri në shtëpi.

Nuk ke ndonjë detyrim dhënie të informacionit personelit të parashkollës.

Për fëmijët në shkollë nuk ka kurrfarë kufizimesh, me përjashtim atyre rregullave të ruajtjes së përgjithshmet individuale. Në marrëveshje me mjekun trajtues, vlerësohet se kush eventualisht të informohet në kujdesin shëndetësor të shkollës. Personeli tjetër brenda shkollës, nuk ka nevojë të informohet.

Është përgjegjësia e kujdestarit që të ndiqen rregullat e ruajtjes.

Nëse ke pyetje të tjera pas leximit të këtij informacioni, mund t´i drejtohesh infermieres përgjegjëse të MRSA-s në Klinikën e infeksionit dhe të lëkurës, tel. 0455-73 10 67.

References

Related documents

sjuksköterskans centrala roll i preventionen av vidare spridning. SYFTE: Att beskriva sjuksköterskans förebyggande omvårdnadsarbete relaterat till sjukvårdsförvärvad MRSA. METOD:

Projekti është bërë për shkak se Qeveria suedeze ka marre një vendim i cili i obligon këto komuna që të marrin më shumë përgjegjësi rreth dhunës që ushtrohet

ز یاراد رفن رگا .دنک یم هدولآ یرتکاب نیا هب ار نارگید تردنب دشاب آ.سا.رآ.ما لماح هک یرفن تیارس کسیر دشاب یتسوپ تنوفع ای امزگا ،مخ. یم دنلب نارگید هب یم

Jika Anda memiliki faktor risiko (luka terbuka, eksem, infeksi kulit, kateter urin, stoma), ingat untuk:..  Mandi dengan shower

Eger faktorên rîskê (birîn, ekzem, enfeksiyona çerm, katetera mîzê, stomî) bi te re hebin hay ji van hebe:..  Li şûna kuwet an hewz ji piyan serê xwe bişo,

transformojnë sheqerin në atë e hamë dhe e pimë në acid i cili i gërryen dhëmbët kështu që krijohet kariesi. Ku ka

Ligji për ndihmë dhe shërbim për disa persona me pengesa funksionale [Lagen om stöd och service till vissa funktionshindrade] (LSS) është një e drejtë ligjore me an të së cilës

Då vårdpersonal inte själva äger kunskap om fenomenet skulle deras möjlighet att vara ett stöd och en resurs för patienten kunna utebli och patientens KASAM kan