• No results found

Atë çka ti ke nevojë të dish për mjetin tënd ndihmës

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2022

Share "Atë çka ti ke nevojë të dish për mjetin tënd ndihmës"

Copied!
2
0
0

Loading.... (view fulltext now)

Full text

(1)

Albanska Të dhënat e kontaktit të dhënësit tënd:

____________________________

Emri i dhënësit:

___________________________________

Vendi i punës:

______________________________

Numri i telefonit:

________________________________

Emri i marrësit të kujdesit shëndetësor:

_________________________________

Nënshkrimi/firma

Të dhënat e kontaktit të Qendrës së mjeteve ndihmëse Shërbimi i klientit

tel. 0455 – 73 63 35

e-posta: hjalpmedelscenter@ltblekinge.se

Adresa e selisë: Skrädderivägen 371 55 Karlskrona

Ndryshuar 2016-04-22

Atë çka ti ke nevojë të dish për mjetin tënd

ndihmës

(2)

Albanska

Përgjegjësia jote

Mjetet ndihmëse duhet të përdoren sipas atyre udhëzimeve të cilat janë të shënuara në udhëzimin e përdorimit si dhe sipas informacionit që ti merr nga dhënësi yt.

Secilin mjet ndihmës shoqërohet nga një përgjegjësi për t´u kujdesur për të, të pastrosh dhe të mirëmbash atë.

Je ti ose i afërmi yt/kujdestari yt i cili është përgjegjës për mjetin ndihmës gjatë kohës së huazimit.

Është Këshilli i Qarkut Blekinge që është pronar i mjetit ndihmës.

Nuk lejohet të shesësh atë ose të huazosh mjetin ndihmës.

Nëse mjeti ndihmës pëson nga amortizimi i tepruar, dëmet të shkaktuara nga ti, e humbë atë ose ta vjedh dikush, për këto je ti që detyrohesh të kompensosh. Prandaj është me rëndësi që ti të kontrollosh mbrojtjen që ke përmes sigurimit të shtëpisë.

Kur të dorëzohen ty mjetet ndihmëse, përfshihet një komplet i materialit të përdorimit. Më pas, duhet vet marrësi i kujdesit shëndetësor t´i mbuloj shpenzimet për këto gjëra:

 Bateritë (A, AA, AAA, 9-volt dhe bateritë për orët)

 Pjesët rezervë dhe maskën për CPAP

 Pllakat e elektrodave për TENS

Riparimet e dëmtimeve që kanë ndodhur në rrethinën tënde p.sh.

në banesën tënde kur e ke përdorur mjetin ndihmës, nuk paguhen nga Këshilli i Qarkut ose nga komuna.

Dëmtim ose humbje

Kontakto dhënësin tënd në rast dëmtimi, humbje/vjedhje, aksidentit/ngjarje e rrezikshme me mjetin ndihmës.

Në rast të vjedhjes, ti duhet të bësh një lajmërim në polici si dhe te ndërmarrja jote e sigurimit.

Shërbimi dhe riparimet

Shërbimi dhe riparimet janë falas për ty, kur bëhet fjalë për amortizim normal. Kontakto, në rend të parë, dhënësin tënd.

Ti, po ashtu, mund të kontaktosh Shërbimin teknik në Qendrën e mjeteve ndihmëse, orari i telefonatave e hënë – e premte 8.00 – 9.00, 13.00 – 14.00. Në kohët e tjera mund të lësh mesazh me zë në sekretarinë e telefonit, tel. 0455 – 73 63 35 e-posta: tekniskservice.hmc@ltblekinge.se

Shpërngulja

Në rast shpërngulje si brenda dhe jashtë qarkut, ti duhet të kontaktosh dhënësin tënd me kohë, para se të shpërngulesh.

Në rast shpërngulje jashtë qarkut, mjeti ndihmës duhet zakonisht të kthehet. Mjet tjetër ndihmës mund të marrësh në vendbanimin tjetër ku do të shpërngulesh.

Nëse e merr me vete mjetin ndihmës pa kontaktuar dhënësin, je ti vet përgjegjës për t´ia kthyer mjetin ndihmës Këshillit të Qarkut në Blekinge.

Kthimi prapa

Kur nuk ke më nevojë për mjetin ndihmës, atë duhet ta kthesh në gjendje të pastër. Edhe përkundë vërejtjes nga dhënësi për të kthyer mjetin ndihmës, ti do të detyrohesh të kompensosh atë.

Kontakto dhënësin tënd ose Qendrën e mjeteve ndihmëse, tel. 0455- 73 63 35

References

Related documents

lfthsec ΰιάίξεσις j Tic Horatius dicit: drei c ins Orpheus, quomodo «Jones dicunt 3^r'ijws·, pro $ξάκιος. Pari modo frequenter U conf. ut ex una fyllaba.

quum ex indicato itinere redux Apoltolus urBem illam frequentaret: dicit enim LUCAS l) ablegatum illum Epheib fuifie a Paulo in Macedoniam Evangeliet obeundi. muneris caufia.-

Në Suedi, sot ka më shumë fëmijë të cilët rrinë ulur, pa lëvizur, gjatë pjesës së madhe të ditës – këtë dëshirojmë ta ndryshojmë.. Lëvizja e sportit bashkëpunon

Për shumë veta shoqata sportive është vendi ku i kanë shokët e vet, vendi për të cilën i mer malli pas shkollës apo punës dhe ku mund të marrin pjesë, ndikojnë

Merreni formularin e plotesuar ne takimin me Polikliniken e femijes, ketu do keni mundesi te bisedoni reth

aureus të zakonshëm dhe MRSA është që MRSA është rezistente ndaj disa lloj antibiotikësh, çka e bën që një infeksion eventual me MRSA mund të jetë më e vështirë të

transformojnë sheqerin në atë e hamë dhe e pimë në acid i cili i gërryen dhëmbët kështu që krijohet kariesi. Ku ka

Ligji për ndihmë dhe shërbim për disa persona me pengesa funksionale [Lagen om stöd och service till vissa funktionshindrade] (LSS) është një e drejtë ligjore me an të së cilës